Policisa

Policia e Kosovës sot ka arrestuar, në veri, Millun Milenkoviqin njërin nga udhëheqësit e formacionit “Mbrojtja Civile”

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti,  ka konfirmuar arrestimin e një personi në Mitrovicën e Veriut. Ajo tha që një person është lënduar lehtë gjatë arrestimit të të dyshuarit, ndërsa dy policë të rendit janë lënduar pas operacionit. Mund të konfirmojmë se sot në komunën  Mitrovicë e Veriut,  Policia e Kosovës ka arrestuar  një person të dyshuar për disa vepra penale. Pas  operacionit njësitet policore kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar me ç’ rast 2  zyrtarë policorë të rendit raportohet të jenë lënduar lehtë. Të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë, tha Luljeta Mehmeti. Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkoviqin njërin  nga udhëheqësit e formacionit “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, ka thënë me këtë rast ministri, Xhelal Sveçla.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …