Shpaloset Obelisku kushtuar kontributit të mantelbardhëve ferizajas

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, po mbahet edhe java e shëndetësisë ferizajase, e mbushur me shumë aktivitete të ndryshme. Sot, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deputetit të Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, drejtorit të DSHMS-së, Dr. Kemajl Emini, menaxhmentit të QKMF-së, Spitalit Rajonal, QRSHP-së, Shëndetit mendor si dhe dhjetëra punonjësve shëndetësor u shpalos obelisku kushtuar kontributit të mantelbardhëve ferizajas ndër dekada, në kujtim dhe falënderim për kontributin e tyre. Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili falënderoi mantelbardhët për kontributin e tyre, dhënë për shëndetin e qytetarëve, kurse drejtori i DSHMS-së, Dr. Kemajl Emini vuri theksin tek aktivitetet që po shënojnë këtë javë. Me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtuan edhe menaxhmenti i lartë i institucioneve shëndetësore të tri nivele në Ferizaj.

May be an image of screen, calendar, banner, poster, signboard, prairie gentian and text

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …