Java e shëndetësisë ferizajase vazhdoi me aktivitete të shumta gjatë ditës së sotme. Ecja shtigjeve të lirisë, vendosja e pllakës përkujtimore tek Shpella e Lakuriqëve në Topillë të Shtimes dhe ekspozita me motive nga lufta e UÇK-së tek Pika 6 e Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc, ishin aktivitetet që shënuan një pjesë qendrore të organizimit të DSHMS-së. Në këto aktivitete morën pjesë qindra punonjës shëndetësor, prirë nga Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, deputeti Elmi Reçica, drejtori i DSHMS-së, Kemajl Emini si dhe menaxhmentet e punonjësit e institucioneve shëndetësore në Ferizaj. Në këto aktivitete u evokuan kujtimet nga lufta për çlirim e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, funksionimi i Spitalit Shpellë në Topillë të Shtimes ku u vendos një pllakë përkujtimore si dhe u vlerësua e nderua lartë kontributi i mjekëve të luftës në luftën tonë për çlirim.


Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
