Visar Ymeri

Ymeri vlerëson lart Lidhjen Shqiptare, e quan projekt të lindjes së Shqipërisë

Me rastin e 138-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari i vetëvendosjes Visar Ymeri e ka quajtur këtë organizim si projektin e lindjes së Shqipërisë. Ai ka thënë se çdo politikë që nuk dialogun me Lidhjen i përket një projekti tjetër, jo shqiptar. Sipas kreut të Vetëvendosjes, projekti ynë është shënuar nga nevoja për vetëmbrojtje dhe paraqitje dinjitoze përballë vendimeve ndërkombëtare. “Dinjiteti ynë nuk do të thotë armiqësim. Do të thotë mospranim i të qenit thjesht “shprehje gjeografike”, dhe afirmim i vetes sonë kombëtare si kolektiv politik, sigurisht, jo ekskluziv, jo organik e romantik, por tërësisht modern e demokratik”, thuhet në deklaratën e kryetarit, Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Bram Vreugdenhil

Raporti i KE-së: Gjykata Speciale në Hagë po përballet me sfida në pengimin e drejtësisë dhe kompensimin e viktimave

Komisioni Evropian në Raportin e fundit për Kosovën ka vënë në pah se Gjykata Speciale …