Ramush Haradinaj, mori pjesë në zbulimin e shtatoreve të heronjve: Agim Çelaj, Bekim Berisha, Skënder Çeku e Xhemajl Fetahaj

Kryetari i AAK-së dhe Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës së UÇK-së,  Ramush Haradinaj, mori pjesë në zbulimin e shtatoreve të heronjve të kombit, Agim Çelaj, Bekim Berisha, Skënder Çeku e Xhemajl Fetahaj me rastin e Ditës së Çlirimit të Pejës. Haradinaj me këtë rast ka thënë se me bashkëluftëtarë e kishin gjetur Pejën përveç të shkatërruar, edhe me përpjekje për ta ndarë atë në dy pjesë. Peja, qyteti im i zemrës, sot e feston Ditën e Çlirimit. Ky qytet, njerëzit dhe të gjitha rrugët e këtij qyteti, më bëjnë të ndjehem në shtëpi. Nuk ishte i lehtë 16 qershori i vitit 1999, ku unë me bashkëluftëtarë e gjetëm Pejën e shkatërruar e me tëntim të ndahej në dy pjesë, por ne ishim shumë të vendosur ashtu si gjatë luftës, edhe tani ta mbronim lulen e Dukagjinit dhe Dukagjinin. Ia kishim borxh historisë, mijëra intelektualëve dhe patriotëve të Pejës që i dhanë shumë kombit shqiptar gjeneratë pas gjenerate, ia kishim borgj edhe katër bashkëluftëtarëve që sot jemi mbledhur veçmas për ta sot, Agimit, Bekimit, Skenderit e Xhemailit. Qyteti të cilin Haxhi Zeka e ruajti me nder, sot po zbukurohet me shtatoret e tyre. Heronjtë Agim Çelaj, Bekim Berisha, Skender Çeku e Xhemajl Fetahaj, kishin profesione të ndryshme por i bashkoi një ëndërr shekullore, një amanet që brez pas brezi u përcjell tek secili shqiptar. Ata i ofruan vendit dijen dhe pushkën e tyre, e në fund edhe jetën e tyre. Ata ranë heroikisht, Agimi në Rahovec, Abeja në Junik, Skenderi në Loxhë e Xhemajli në Koshare duke mbetur përjetësisht në kujtimin e bashkëkombësve tanë kudo që jetojmë”, është shprehur Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …