Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tre të aksidentuarve që ranë me veturë në lumin Lepenc

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tre të aksidentuarve që ranë me veturë në lumin Lepenc. Ndonëse përveç ekipeve profesionale dhe pjesëtarëve të policisë, janë angazhuar edhe shumë vullnetar, ata po ballafaqohen me sasi të jashtëzakonshme të ujit dhe rritje të nivelit të lumit për shkak të shirave të dendura që po bien për disa ditë me radhë. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në veturën e aksidentuar  BMW me  targa të Kosovës  kanë qenë 4 persona, njëri prej të cilëve është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”në Shkup. Ndërkohë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behxhet Pacolli ka shkruar se në këtë fatkeqësi kanë humbur jetën Naim, Merita dhe Ermal Pacolli. “Zoti i mëshiroftë  të ndjerët e Shkëlqimit  i uroi shërim të shpejtë”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …