UCK

Sot shënohet 17-vjetori i hyrjes në Prishtinë të forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

17-vjet më parë, me rastin e nënshkrimit të  kapitullimit të Serbisë e Malit të Zi, në Kumanovë, mes forcave të NATO-s dhe atyre serbe, forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Zona Operative e Llapit kishin depërtuar në  Prishtinë, për të marrë pjesë në dëbimin e forcave vrastare e barbare të regjimit serb të Milosheviqit. 11 Qershori shënon ditën e çlirimit të Prishtinës. Për nder të kësaj dite sot në kryeqytet do të zhvillohen disa aktivitete. Në sheshin “Adem Jashari” , në Prishtinë do të hapet ekspozita, “Prishtina e Humbur” e organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Organizata “Culture for All – Phase 3. Ndërkaq, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, nga ora 14:00 deri në orën 15:00 do të organizohen “Takime Korale”, ku do të marrin pjesë koret e shkollave fillore të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …