Komandant Çakalla: Shokët e luftës ma kthyen shpinën

Komandant Çakalla: Shokët e luftës ma kthyen shpinën

Në një letër nga burgu, Avdil Jakupi i njohur si komandant ‘Çakalla’ thotë se po kalbet në burgjet maqedonase, ndërkohë që shokët e tij të luftës ia kthyen shpinën. Ai ka folur për akuzat false që i janë mveshur atij për gjoja kidnapim të policëve maqedonas. “Mu hakmorën vetëm se isha pjesëtar i UCK-së. Pa asnjë fakt më  ngarkuan për vepër penale terrorizëm. Fillimisht më dënuan 7 vite, ndërsa pastaj 15 vite për kidnapim të policëve maqedonas. Shokët e mi të luftës ma kthyen shpinën, por unë s’u dorëzova kurrë. Veç kuptova që sot çka flitet për patriotizëm dhe kombëtarizëm është krejt hajni dhe tradhti. Bëra 12 vite burg dhe do të bëjë ende, po një ditë fëmijëve të dëshmorëve do t’u tregoj se prindërit e tyre luftuan për Shqipni, por ranë në tradhti”, përfundon letra e Avdil Jakupit.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …