Aleksandar Vuçiq vazhdon të viktimizohet, pretendon se në Kosovë po bëhet persekutim dhe spastrim etnik ndaj serbëve

Aleksandar Vuçiq vazhdon të viktimizohet, pretendon se në Kosovë po bëhet persekutim dhe spastrim etnik ndaj serbëve

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se do të kërkojë një bisedë me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe pas kësaj, një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkak të situatës në Kosovë. Ai tha se Serbia bëri gjithçka që mundi për të shtensionuar situatën në Kosovë, por se në Kosovë po kryhet një “aksion i persekutimit dhe spastrimit etnik” të serbëve, i cili është “mirë i organizuar dhe i mbështetur nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar”. Sipas tij, në Kosovë po bëhet “kriminalizimi i popullit serb”. Vuçiq tha se Serbia do ta shqyrtojë kërkesën e Listës Serbe, partisë lidere të serbëve në veri të Kosovës, për shpalljen e njësive speciale të Policisë së Kosovës organizatë terroriste

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika në adresë të …