Joe Biden diskuton me Erdoganin lidhur mbi kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO

Joe Biden diskuton me Erdoganin lidhur mbi kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO

Kryetari i Turqisë, Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me kryetarin amerikan, Joe Biden më të cilën diskutuan mbi kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO. Erdogan i tha Presidentit Biden se Stokholmi ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur që Ankaraja ta ratifikojë kërkesën për anëtarësim në alenacën ushtarake, duke iu referuar një ligji kundër terrorizmit, por se hapat nuk kishin dhënë rezultate pasi mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) vazhdojnë të mbajnë demonstrata në Suedi. Të enjten, Suedia nuk arriti ta bindte Turqinë që ta mbështesë atë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Gjatë një takimi në nivel të ministrit të jashtëm, Ankaraja i kërkoi Stokholmit më shumë veprime në luftën kundër terrorizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …