Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan gjatë samitit të NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan gjatë samitit të NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetarin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë samitit të NATO-s, i cili edhe sot po mbahet  në Vilnius të  Lituanisë. Edi Rama ka shkruar me këtë rast se  me kryetarin e Turqisë, Erdogan ka biseduar për situatën në rajonin e Ballkanit e veçmas për  tensionet  në veriun e Kosovës.  Gjatë  pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s,  bëhet e ditur  se Kryeministri, Edi Rama  ka takuar edhe kryetarin francez, Emmanuel Macron. Ai ka saktësuar se kryetari i Francës së shpejti do të qëndrojë për një vizitë, në Shqipëri. Edi Rama ka takuar edhe shumë personalitete të njohura të Evropës e  më gjerë gjatë dy ditëve të Samitit të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: UÇK – Ushtri e ndershme për lirinë e popullit të Kosovës

Ali Ahmeti, themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, iu drejtua protestuesve duke theksuar se mbledhja …