Pasi zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi largohet nga Kuvendi, deputetët e PDK-së lirojnë foltoren

Pasi zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi largohet nga Kuvendi, deputetët e PDK-së lirojnë foltoren

Dje në orët e pasdites deputetët e PDK-së e kanë liruar foltoren, pasi zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi largohet nga Kuvendi ndërsa Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka vazhduar me leximin e pikave të rendit të ditës. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ishte  pëfshirë  në përleshjen fizike paradite, Pas tij ishte larguar edhe ministri Hekuran Murati. Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se duke dalë zv.kryeministri Bislimi nga salla, u plotësua kërkesa e PDK-së dhe tani mund të vazhdojë puna në Kuvend. Kjo parti e sheh Bislimin si shkaktar i incidentit. Megjithatë, para kabinetit qeveritar vazhdojnë  qëndruar  dy fotografitë e Kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, me hundën e zgjatur. Qëkur vazhdoi seanca pasditen e djeshme, deputetët e PDK-së e kishin bllokuar foltoren e Kuvendit, pasi nuk pranuan propozimin e Konjufcës që të vazhdojë seanca plenare, duke u tejkaluar diskutimi që paradite çoi në sulmet fizike mes pjesëtarëve të Qeverisë dhe deputetëve të PDK-së, e që kishte të bënte me audio incizimet e Kusarit me Slavko Simiqin e Listës Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …