Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike, Mërgim Lushtaku ka deklaruar për mediet se PDK-ja nuk do të ndalet deri në rrëzimin e Qeverisë-Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike, Mërgim Lushtaku ka deklaruar  për mediet se PDK-ja nuk do të ndalet deri në rrëzimin e Qeverisë-Kurti. Ai ka qartësuar se nuk ka nxitur dhunë në Kuvend, sepse uji me të cilin e kam lagur  kryeministrin nuk mund t’ i  pastrojë ndyrësirat e tij. Sa i përket mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë dhe kërkesës së tij e të PDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, tha se pengesë kryesore është  mungesa e votave.  Ne do të vazhdojmë derisa ta rrëzojmë këtë Qeveri dhe do të ndërmarrim edhe hapa të tjerë për të gjetur zgjidhje për ta bërë këtë. Deputeti,  Mërgim Lushtaku, foli edhe lidhur me miratimin e projektligjit për pagën minimale prej 264 eurosh, me ç rast  tha se kjo është skandaloze, është një mashtrim tjetër i kryeministrit Kurti. Kjo pagë është e pamjaftueshme, sepse 264 euro një personi i duhen vetëm për udhëtim apo vetëm për një banesë me  qira.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …