Një tërmet i fuqishëm ka goditur gadishullin e Alaskës

Një tërmet i fuqishëm ka goditur gadishullin e Alaskës. Vëzhguesi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se tërmeti ishte i një fuqie 7.2 të shkallës Rihter. Mediet njoftojnë se dridhjet e shkaktuara nga ky tërmet janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 89 kilometra në jugperëndim të qytezës së vogël Sand Point. Alaska është goditur nga një tërmet 9.2 shkallësh në mars të vitit 1964, i cili konsiderohet tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në Amerikën Veriore.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …