Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Ambasadori Martin Berishaj e Kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi po hetohen nga Task-Forca

Ambasadori, Martin Berishaj e Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, po hetohen nga Task-Forca. “Hetimet për rastin Berisha janë në proces. Deri më tash hetuesia ka bërë disa vizita në disa shtete për hetimin e këtij rasti. Në hetimin e këtij rasti janë të përfshira shtetet si Kosova, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi dhe Sllovenia.  Me të gjitha këto shtete, pikë e vetme kontakti me policinë për këtë rast ishte shefi i Task Forcës, Shemsi Haziri” njofton Betimi në Drejtësi. Në hetimin e këtij rasti janë të përfshira shtetet si Kosova, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi dhe Sllovenia. Betimi në Drejtësi ka përkujtuar se Deri më tash dihet se Martin Berishaj ka pranuar mbi 1.5 milion euro në bankën NLB nga kompania GEN me seli në Beograd dhe dy ditë më pas i ka tërhequr kesh këto para. Gjithashtu, Martin Berishaj në llogarinë e tij në Mal të Zi, dihet se ka pranuar mbi 600 mijë euro nga GEN me seli në Beograd. Ndërsa, në këtë llogari në Mal të Zi, ka pranuar edhe miliona të tjera, por nga burime të tjera, të cilat ende nuk dihen nga saktësisht. “Rast tjetër, i cili ka lëvizur tërë Qeverinë dhe mazhorancën e Kuvendit është arrestimi i Kryeshefit të KEK-ut, Ragip Krasniqi. Edhe për këtë të fundit, rasti ishte inicuar vetë nga Task Forca antikorrupsion, të cilët Krasniqin e kanë e kanë intervistuar në prill 2022, nën dyshimin se kishte lidhje me Martin Berishajn, të cilët dyshoheshin se ishin takuar në një vizitë në Kroaci, së bashku me disa kompani që merreshin me shit-blerjen e energjisë” njofton në mes tjerash, Betimi në Drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …