Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

LDK e AAK kanë konstatuar se Qeveria Kurti po mashtron me shifra për investime

Partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konstatuar se Qeveria Kurti po mashtron me shifra për investime. Duke analizuar deklaratën e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cila ka thënë se tremujori i dytë i vitit 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka theksuar se ministri Murati, është munduar që tre mujorin e dytë të këtij viti ta paraqes si të suksesshëm, duke mos e krahasuar edhe tre mujorin e parë, periudhë kohore që nëse krahasohet gjashtë mujori i parë me vitet e kaluara janë më të larta se këtë vit.  Edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë për Ekonomia Online se në vend ka ngecje edhe sa i përket investimeve të huaja dhe se Qeveria është duke mashtruar me shifra dhe me rritje ekonomike. “Kjo është Qeveri e mashtrimeve dhe po mashtrojnë edhe me shifra edhe me rritje ekonomike edhe me norma ekonomike” ka theksuar deputetja, Time Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …