LDK dhe AAK thonë se Qeveria Kurti është duke mashtruar me shifra dhe me rritje ekonomike dhe për investime

LDK dhe AAK thonë se Qeveria e dështuar Kurti është duke mashtruar me shifra rritjes ekonomike dhe investimeve

Lidhja Demokratike e Kosovës  dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po i konsiderojnë si të pa vërteta deklarimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati, se tremujori i dytë i vitit 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale. Sipas tyre ai duke u munduar që ta paraqes vetën dhe Qeverinë si më të suksesshme, me këtë raport ka treguar se janë Qeveri me e dobët se e para shtatë viteve. Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se ministri Murati, është munduar që tre mujorin e dytë të këtij viti ta paraqes si të suksesshëm, duke mos e krahasuar edhe tre mujorin e parë, ku sipas tij, nëse krahasohet gjashtë mujori i parë me vitet e kaluara janë më të larta se këtë vit. Kurse deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se në vend ka ngecje edhe sa i përket investimeve të huaja. Sipas saj, Qeveria është duke mashtruar me shifra dhe me rritje ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj takon ambasadorin francez, kërkon mbështetje për integrimin euroatlantik dhe anëtarësimin në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Francës …