Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadorin italian

Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadorin italian

Kryeministri, Isa Mustafa priti sot në një takim lamtumirës ambasadorin italian në vendin tonë, Andreas Ferrarese. Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, Mustafa falënderoi ambasadorin italian për mbështetjen që ka dhënë në avancimin e proceseve në Kosovë. “Italia është partner i rëndësishëm i Kosovës, me theks të posaçëm në proceset integruese evropiane dhe në zhvillimin ekonomik”, ka deklaruar kryeministri, Mustafa. Në anën tjetër, ambasadori në largim, Andreas Ferrarese, falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar, duke shprehur përkushtimin për të vazhduar përkrahjen e Italisë për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Çlirimtarët do të kthehen të lirë në Kosovë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se më 12 shtator …