Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, thotë se ministri, Xhelal Sveçla, ka qenë dezertor i luftës, ndërsa Albin Kurti nuk është veteran

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, thotë se ministri, Xhelal Sveçla, ka qenë dezertor i luftës, ndërsa Albin Kurti nuk është veteran

Deputeti i PDK-së dhe ish eprori i lartë i UÇK-së, Hisen Berisha ka deklaruar se ministri,  Xhelal Sveçla ka qenë dezertor i luftës. Duke folur në një studio televizive, ai ka konfirmuar se emri i tij nuk figuron në listën e luftëtarëve të lirisë. Sveçla është dezertor i luftës. Në një  tabelë ku janë shënuar emrat e luftëtarëve  e njësisë të Njësia Ylli 98/99, emri i tij emri tij nuk figuron. Është dezertor dhe veteran i rrejshëm”, ka vërtetuar, deputeti, Hisen Berisha. As Albin Kurti nuk është veteran. Albin Kurti në Kuvend të Kosovës, thotë se ka qenë në njësitë e veçanta të shtabit, ndërsa ligji thotë se veteran i luftës është qytetari vendas apo i huaj i mobilizuar në shtabe lokale apo të përgjithshme, që është e mobilizuar me uniformë, nën armë deri në fund të luftës, ka saktësuar Hisen Berisha.

 

Kontrolloni gjithashtu

Alon Ben-Meir

Ben-Meir: Kosova të mos presë ndryshime nga lart – tani është momenti për të thelluar lidhjet me SHBA-në

Studiuesi dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka bërë thirrje publike që Kosova të …