Escobar: Kosova ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe është eskalim i panevojshëm

Gabiel Escobar: Nevojitet Asociacioni për të filluar një fushatë globale për njohje të Kosovës, por nuk kam marrë zotim prej Qeverisë

Emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi gjatë  diskutimit,  në Capitol Hill,  tha se është në kontakt të vazhdueshëm me Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Disa nga ato nuk mund ta njohin për shkak të mungesës së një marrëveshjeje dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”. Për të punuar në rrugën që Escobar thotë se e çon Kosovën në njohjen e plotë ndërkombëtare, ai e përmendi si urë zbatimin e marrëveshjes së fundit për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial. T’ia njohë simbolet kombëtare, flamurin, dokumentet qeveritare, diplomat, targat e makinave dhe ia ndalon Serbisë që ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kosovës i kërkohet që të zbatojë obligimin që e ka për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne besojmë që të dyja vendet duhet të angazhohen menjëherë në këto aspekte, pa parakushte. Duhet të nisin ta kryejnë pjesën e tyre”, tha Escobar. Kjo marrëveshje, Escobar tha se ia ka ofruar SHBA-së “mundësinë më të madhe në 15 vjetët e fundit” që të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës që të niset, jo vetëm një fushatë europiane e njohjeve, por një fushatë globale e njohjeve”. Por në këtë çështje, Escobar tha se s’po e sheh Qeverinë e Kosovës të rreshtuar krah SHBA-së. Për mënyrën se si të ecet drejt njohjes së plotë ndërkombëtare, ai tha se “deri më tani nuk e kam marrë atë zotim prej Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …