Kryetari Nura dhe drejtori i Islamic Relief Kosovë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori i Islamic Relief Kosovë, dr.Muhamed Soliman, ku ishte i pranishëm edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, me qëllim të mbështetjes ndaj familjeve bujqësore, të cilat do të ndihmohen me serra, motokultivatorë dhe pula. Kryetari Nura, duke e falënderuar drejtorin e Islamic Relief Kosovë, ka thënë se kjo marrëveshje bashkëpunimi është në kuadër të programit qeverisës për zhvillim të bujqësisë.

May be an image of 2 people, the Oval Office, newsroom, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj mori pjesë në promovimin e monografisë Gjenerata e parë e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” (1967–1971)

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj mori pjesë në promovimin e monografisë “Gjenerata …