Ramush Haradinaj: Mbështetja e mocionit i propozuar nga AAK është rruga e vetme për dalje nga kjo situatë

Ramush Haradinaj: Është shtuar numri i atyre që besojnë se kryeministri, Albin Kurti dhe qeveria e tij janë fatkeqësi për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  deklaron se është shtuar numri i atyre që besojnë se kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij janë fatkeqësi për Kosovën. Një shumicë kritike pajtohet se është e nevojshme që sa më parë të dilet nga kjo gjendje. Njëra parti kërkon zgjedhje për të ndalur këtë të keqe që po i bëhet vendit, ndërsa partia tjetër është në kërkim të një rruge të re, po ashtu për të dalë nga kjo gjendje. Ne si Aleancë kemi ofruar një model se si të dilet nga situata e krijuar, që është mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, si mjet mbase tash për tash i vetmi, për ta ndalur degradimin e mëtejshëm që po i bëhet vendit. Në fakt edhe njëra edhe tjetra parti opozitare, po e kërkojnë të njëjtën gjë që e kemi kërkuar edhe ne, por nuk po e shohin mënyrën se si realizohet kjo! Pyetja ime është, si shkohet në zgjedhje, ose si gjendet rruga e tretë për të dalë nga kjo gjendje? A ta presim kryeministrin që ta dorëzojë me vullnet mandatin e tij, gjë e cila duket e pamundshme, apo të presim të ndodhë ndonjë mrekulli vetvetiu? Prandaj partitë e tjera opozitare, nëse janë të sinqerta në qëndrimin e tyre e dinë se  kjo qeveri duhet ndalur me çdo kusht sepse po e shkatërron vendin, ka saktësuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …