leoni

Rrezarta Krasniqi: Kompromiset në dëm të Kosovës kjo qeveri i ka bërë standard të politikës së jashtme

Deputetja, Rrezarta Krasniqi, fton Besnik Bislimin ta respektojë Kuvendin dhe të paraqitet në Komisionin për Integrim Evropian

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, ka ftuar sërish zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi që të raportojë në këtë komision. Kjo ftesë ka ardhur pasi javën e kaluar ka dështuar të mbahet raportimi i Bislimit në këtë komision.  Ajo ka thënë se Kompromiset e Qeverisë në dëm të Kosovës janë bërë standard i politikës së jashtme. E ftoj publikisht, z Bislimi, që të respektojë Kuvendin e  Kosovës dhe të paraqitet për raportim në Komisionin për Integrim Evropian lidhur me detajet e marrëveshjes për deeskalim, para se të bëjë kushtëzime të tilla ndaj BE-së. Kompromiset në dëm të Kosovës i keni bërë standard të politikës së jashtme. Mjaft më, ky vend e këta qytetarë nuk ju kanë asnjë borxh të i trajtoni kështu. Koordinimin nga Amerika e keni zbritur tek Millan Radoijçiqi”, ka nënvizuar deputetja, Rrezarta Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …