Ganimete Musliu: Pas raportit të paraqitur nga drejtori i AKI-së, konstatojmë që gjendja e sigurisë është në nivelin e duhur

Deputetja, Ganimete Musliu, paralajmëron se në shtator të këtij viti do të nisin hetimet për veprimtarinë e Dejona Mihalit të Vetëvendosjes

Kryesuesja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu paralajmëron se në se në shtator të këtij viti do të nisin hetimet për veprimtarinë e Dejona Mihalit që njihet si emër i fuqishëm brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Ganimete Musliu thotë se Dejona Mihali ka një veprimtari të dyshimtë, për fatin se nuk iu ka dhënë nënshtetësia e Kosovës. Ka tri  ditë që në mediet e Kosovës është lakuar emri i Dejona Mihalit, është kontestuar veprimtaria e saj që me të vërtetë është shumë e dyshimtë dhe ka pas zëra që unë si kryetare e Komisionit duhet t’i kërkojë dosje drejtorit të AKI-së, por unë mendoj që duhet ta kapim problemin në bazë”, tha Ganimete Musliu. Parlamenti i Kosovës duhet në mënyrë urgjente që të ftoj një Komision Hetimor për të rishikuar të gjitha procedurat në këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …