leoni

Berat Rukiqi

Rukiqi: Rritja ekonomike e këtij viti është më e vogla që nga përfundimi i luftës

Eksperti i Ekonomisë, Berat Rukiqi ka konstatuar se rritja ekonomike e këtij viti është më e vogla që nga përfundimi i luftës. Ai ka shtuar më tutje se Qeveria nuk ka iniciuar asnjë projekt, i cili do ta nxiste zhvillimin ekonomik të vendit. Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka deklaruar për Ekonomia Online se Qeveri me veprimet e saja, duke shkaktuar kriza politike ka ndikuar që Kosova të mos jetë fare atraktiv për investime të huaja. “Është pakënaqësia më e madhe deri tani me rrjedhjen e zhvillimit ekonomik dhe efekteve që i prodhon zhvillimi ekonomik pasi që kjo Qeveri as nuk qasje zhvillimore as nuk ka ndonjë ide se si të bëhet një zhvillim i qëndrueshëm ekonomike dhe për më shumë nuk e ka as një projekt as një instrument i cili do ta nxiste zhvillimin ekonomik të vendit” ka thënë mes tjerash, eksperti i Ekonomisë, Berat Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim publik i kolonel Hajrush Kurtajt lidhur me aktgjykimin ndaj Gavrilo Milosavleviqit

  Me dhimbje të thellë dhe indinjatë të madhe kam pranuar lajmin për aktgjykimin lirues …