Me 16 qershor, duke filluar në ora 12:00 në sheshin e Deçanit do të mbahet Protestë Gjithë popullore. Lidhur me këtë protestë në një prononcim për radion Kosova e Lirë, kryetari i komunës së Deçanit z. Rasim Selmani, ka thënë se “ Qëllimi i protestës është për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për t”ia fal pronat Manastirit, sepse vendimi është i padrejtë dhe i ndikuar nga politika. Ne presim që Manastiri të reflektoj duke hequr dorë publikisht nga uzurpimi i pronave dhe po ashtu Gjykata Kushtetuese të tërheq vendimin e saj antikushtetues” vlerëson kryetari i Deçanit R.Selmanaj.
		
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				