Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Lutfi Haziri ka akuzuar, Albin Kurtin për prishjen e raporteve me aleatët ndërkombëtarë dhe me Shqipërinë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ia ka numëruar kryeministrit Albin Kurti datat më të rëndësishme të cilat kanë quar drejt pavarësisë së Kosovës. Haziri ka akuzuar Kurtin për prishjen e raporteve me aleatët ndërkombëtarë. Po ashtu, ai ka akuzuar qeverinë Kurti për përçarjen e popullit deri në hasmëri. “Dikush ka vdekur për këtë Republikë, për këtë liri e për këtë demokraci,  që i ndërtuam me shumë mund e sakrifica personale e familjare. Dikush është në burg e dikush në Kuvend të Republikës. Shtrohet pyetja, çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajën dhe para kujt me dërguar lule?! Vendimet e mëdha e vendimtare për Kosovën si 2 Korriku, 7 Shtatori, 12 Qershori 1999 e 17 Shkurti, vijnë pas një vizioni, bashkëpunimi e koordinimi me aleatët ndërkombëtarë, në krye me ShBA-në. Sot kjo qeveri i ka prishur raportet deri në nivel sanksionesh. Madje kurrë më keq s’kanë qenë raportet edhe me vëllezërit në  Shqipëri. Arsimtarët ishin heronjtë tanë të gjallë, sot sulmohen e përçmohen më mënyrën më të ulët.

Kontrolloni gjithashtu

Olivier Guerot: Rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së kalon përmes Asociacionit

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave …