Ismet Beqiri

Ismet Beqiri kërkoi që në rend dite të Kuvendit të hyjë për shqyrtim edhe dy projektligje për EULEX-in

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri kërkoi që në rend dite të seancës së sotme të Kuvendit të hyjnë edhe dy projektligje që kanë të bëjnë me zgjatjen e mandatit të EULEX-it. Dy projektligjet që janë propozuar për futje në rend dite janë , projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovës, si dhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë. Propozimi i Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri u miratuan me 70 vota për, 12 kundër dhe një abstenim.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …