Perparim Gruda

Përparim Gruda: Është e pabesueshme mungesa e profesionalizmit e ministres së Drejtësisë, Albulenë Haxhiu

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK-së, Përparim Gruda, e ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për një intervistë që ajo  e ka dhënë në medie. Ai tha se ministrja e Drejtësisë pati një intervistë absolutisht skandaloze. Ja disa nga gjërat absurde që tha ajo në këtë intervistë,, shprehu akuza drejt Prokurorisë s’po kanë çka t’i bëjnë Kurtit, po merren me Berishajn e Krasniqin. Gjykata Kushtetuese po i pengon reformat në drejtësi. Lista Serbe ka shumë incizime të opozitarëve, por nuk i nxjerrin ka thënë zonja Haxhiu.  Ai  ka  nënvizuar se  në asnjë vend normal demokratik nuk mund të gjendet kurrë një ministre e Drejtësisë që flet me këtë gjuhë. Është e pabesueshme mungesa e profesionalizmit në këtë shkallë. Ajo nuk e di cili është roli i saj në qeveri, ka  shkruar  mes tjerash, Përparim Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …