Ka ndërruar jetë, veprimtari, shkrimtari publicisti, Isak Guta, biografi më i spikatur dhe më i përkushtuar i Aleksandër Miosiut

Ka ndërruar jetë, veprimtari, shkrimtari publicisti, Isak Guta, biografi më i spikatur dhe më i përkushtuar i Aleksandër Miosiut

Në një telegram ngushëllimi, kryetari i komunës së Frizajt, Agim Aliu ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë, veprimtari, publicisti, shkrimtari, Isak Guta,  biografi më i përkushtuar i Aleksandër Moisiut dhe njëri ndër krijuesit më të spikatur të letrave shqipe.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Guta, miqve e të njohurve të të ndjerit. Me pikëllim, mora lajmin se u nda nga jeta, bashkëqytetari ynë, autori i veprave të shumta monografike, që patëm rastin ta mbështesim, veprimtari kombëtar, veprimtari kulturor në vend dhe mërgim, Isak Guta. Vepra e kontributi i tij do të mbeten të pashlyeshme në kujtesën e mbarë shoqërisë. Ngushëllime të sinqerta familjes Guta, miqve e të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! thuhet në telegramin e  ngushëllimit.

Një telegram ngushëllimi familjes së Isak Gutës i drejtoi stafi i Radio-Kosova e Lirë dhe i TV-Dielli, meqë ai ishte edhe bashkëpunëtor i këtyre mediumeve.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …