Vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata të mërgimtarëve në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Merdar

Vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata të mërgimtarëve në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Merdar

Vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata të mërgimtarëve në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Merdar. Bashkatdhetarët po vazhdojnë të presin mbi pesë orë për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në njoftimin e  mëngjesit bën të ditur se përveç në Merdar, edhe në pikën tjetër kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 1 orë e 40 minuta. Ndërkaq, në pikëkalimin Muçibabë bashkatdhetarët po presin deri në 40 minuta për ta lëshuar Kosovën, e në Mutivodë deri në 15 minuta. Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona. Ditë më parë Policia e Kosovës u bëri thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare në mënyrë që të shmangen kolonat e gjata dhe pritjet.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …