Arrestohen tre të dyshuar për përfshirje në dy raste të vjedhjeve

Arrestohen tre të dyshuar për përfshirje në dy raste të vjedhjeve

Me datën 16.08.2023, nga dy ankues meshkuj/kosovarë, janë raportuar dy raste të vjedhjeve. Në njërin rast është raportuar vjedhja e disa mjeteve të punës në vlerë rreth 700 euro, në një punëtori në rrugën “Avdullah Babalija”, ndërsa në rastin tjetër është raportuar se në një shtëpi në rrugën “Agim Haxhiavdyli” persona të panjohur, pasi kishin  thyer një dritare, kishin hyrë brenda dhe kishin vjedhur një kamerë sigurie.  

Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, pas një pune operative dhe hetimore, me datën 17.08.2023 kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre të dyshuar:

  • R. S., shtetas i Republikës së Kosovës,
  • Gj. K., shtetas i Republikës së Kosovës dhe 
  • A. G., shtetas i Republikës së Kosovës

mbi dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit me datën 16.08.2023 kishin qenë të përfshirë në dy rastet e vjedhjeve. Në posedim të tyre janë gjetur dhe sekuestruar mjetet e punës të cilat ishin vjedhur në rastet e raportuara.    

Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit dy nga të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Vjedhje e rëndë”, ndërsa mjete e punës i janë kthyer pronarit. 

Gjakovë,  17 gusht 2023

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit, Ekrem Kastrati udhëheqja e komunës së Mejrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …