Brickos

Peter Stano: Bashkimi Evropian ka vendosur një sërë masash ndaj Kosovës, ndërsa jemi duke e monitoruar Serbinë

BE-ja është duke pritur hapa të tjerë nga Qeveria e Kosovës për të hequr masat ndëshkuese që i ka vënë Kosovës

BE-ja është duke pritur hapa të tjerë nga Qeveria e Kosovës për të hequr masat ndëshkuese që i ka vënë Kosovës. Gjatë një konference për media zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Brukseli zyrtar ka  mirëpritur disa nga vendimet e Qeverisë së Kosovës, por duhen edhe hapa të tjerë. Ai  i quajti “hapa në drejtim të duhur” reduktimin e prezencës policore me 25% në dhe rreth objekteve komunale në veri. Duke u ndalur te zgjedhjet për kryetarë të katër komunave veriore, Stano tha se pret që ato të shpallen sa më shpejtë të jetë e mundur, ndërsa nuk konfirmoi nëse masat do të hiqen me shpalljen e zgjedhjeve. Afatet kohore nuk janë në duart tona. Afatet kohore varen në aftësinë e palëve për të pambushur kërkesat e nevojshme, kriteret apo angazhimet. Dhe, për të zgjidhur krizën aktuale, ne kemi thënë disa here se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur në të katër komunat. Ato duhet të organizohen në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse. Kjo nënkupton pjesëmarrje të plotë dhe pa kusht të serbëve të Kosovës. Është po ashtu shumë e rëndësishme kthimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ne t’i kthehemi dialogut normal dhe t’i trajtojmë çështjet një nga një, ku më të rëndësishmet janë Marrëveshja e Ohrit dhe implementimi i aneksit”, tha Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …