leoni

Ekipi i performancës komunale në Malishevë mbajti takimin e rregullt

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi udhëhoqi takimin e rregullt të ekipit për performancë komunale. Në këtë takim u diskutua për  angazhimin e secilit anëtarë të ekipit për performancë, që të jetë sa më aktiv dhe i saktë në futjen e të dhënave në sistemin zyrtar të përformancës, bashkëpunues me koordinatorin, Arsim Morina si dhe drejtorët e udhëheqësit e sektorëve, që të përfundon futja e të dhënave për punët e kryera brenda vitit kalendarik 2022. Deri në mbledhjen e të gjitha të dhënave, takimet e ekipit për performancë do të mbahen javore dhe të rregullta.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …