Nga një shpërthim në Republikën Domenikane kanë humbur jetën dhe janë plagosur dhjetëra persona

Nga një shpërthim në Republikën Domenikane kanë humbur jetën dhe janë plagosur dhjetëra persona. Mediet bëjnë të ditur se shpërthimi i fuqishëm goditi një zonë tregtare të San Cristóbal, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër. Instituti Kombëtar i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar 32 vdekje, nga të cilat 13 trupa janë identifikuar dhe 11 u janë dorëzuar familjeve të tyre. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 59 të plagosurit, 12 vazhdojnë të jenë të shtruar në spital, mes të cilëve pesë në pavionin e djegieve. Ende nuk dihen shkaqet e katastrofës, e cila u pasua nga një zjarr i madh dhe autoritetet thonë vetëm se po hetojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …