leoni

Ndërtesa në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut u bë shkak i mosmarrëveshjeve mes autoriteteve lokale dhe Listës Serbe

Ndërtesa në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut u bë shkak i mosmarrëveshjeve mes autoriteteve lokale dhe Listës Serbe

Ndërtesa në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut u bë shkak i mosmarrëveshjeve mes autoriteteve lokale dhe Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Inspektorati komunal pretendon se disa institucione të Serbisë, të cilat e shfrytëzojnë këtë objekt si hapësirë pune, nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë dhe ka kërkuar që objekti të lirohet deri të premten. Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, thotë se autoritetet shqiptare “duan të na i marrin hapësirat tona”. Më 22 gusht, autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut – një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – i dorëzuan nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq, një raport ku thuhet se institucionet serbe duhet ta “lirojnë” objektin e tyre brenda tri ditësh. Aty thuhet se inspektoratit nuk i janë dhënë dokumente në bazë të të cilave institucionet e Serbisë e shfrytëzojnë objektin komunal, ndonëse zyrtarët serbë, siç thuhet, kanë qenë të informuar paraprakisht se duhet të përgatisin dhe të paraqesin dokumente për shfrytëzimin e këtij objekti. Nga zyra e kryetarit të komunës i thanë Radios Evropa e Lirë se objekti në fjalë është në pronësi të komunës dhe se ata që e shfrytëzojnë atë, janë të obliguar t’i tregojnë dokumentet për shfrytëzim. Nga komuna, po ashtu, thanë se Simiq i ka pritur zyrtarët komunalë dhe u ka thënë se nuk ka asnjë dokument për objektin që shfrytëzojnë institucionet e Serbisë dhe se nuk e di se në pronësinë e kujt është.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …