Qeveria e Kosovës

Qeveria miratoi Projektligjin për vazhdimin e qëndrimit të EULEX-it në Kosovë, duke i vazhduar mandatin për të katërtën herë

Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes Kosovës dhe BE-së për Misionin EULEX-it si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e këtij misioni. Mirëpo  koalicioni qeverisës, PDK-LDK-minoritetet, në mungesë të deputetëve nuk arriti  ta vazhdojë  debatin për dy projektligjet për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, meqë nuk kishte kuorum për vazhdimin e seancës. Kuvendi do të vendosë sot për këtë çështje.  Mungesa e kuorumit në seancën e së enjtes të Parlamentit të Kosovës ka bërë që çështja e vazhdimit të mandatit të EULEX-it të shtyhet për ditën e sotme. Këto projektligje janë futur në rend dite në procedura të përshpejtuara, pasi EULEX-it ka më shumë se dy ditë që i ka përfunduar mandati.

Kontrolloni gjithashtu

Olaf

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, kërkoi nga kryeministri Kurti, hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  ka kërkuar …