Ç’ kanë thënë për Ukshin Hotin, akademik, Rexhep Qosja dhe shkrimtari, Ismail Kadare

Ç’ kanë thënë për Ukshin Hotin, akademik, Rexhep Qosja dhe shkrimtari, Ismail Kadare

Rexhep Qosja:  Ukshin Hoti sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij.”

Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir… Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç’partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme.”

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …