Ambasada amerikane e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës, të përmbahet nga ndërmarrja e çfarëdo veprimi që shton tensionet në veri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë konfirmoi se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për largimin” e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen. Më 22 gusht, autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut – një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – i dorëzuan nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq, një raport ku thuhet se institucionet serbe duhet ta lirojnë objektin e tyre brenda tri ditësh. Në përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada amerikane tha më 23 gusht e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës, përfshirë edhe kryetarët e komunave në veri, për t’u përmbajtur nga ndërmarrja e çfarëdo veprimi që shton tensionet. Ne vlerësojmë se këto veprime, të cilat nuk janë bashkërenduar me bashkësinë ndërkombëtare, janë në kundërshtim me kërkesat tona për shmangien e veprimeve të cilat mund t’i përshkallëzojnë tensionet, apo mund të perceptohen si përshkallëzuese”,  saktëson ambasada amerikane në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Gjykata Speciale dhe Albin Kurti, dy anë të së njëjtës përpjekje kundër UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas raportimeve për kërcënimet që …