Mahmut Halimi: Ridvan Muharremi është takuar me ministren Rozeta Hajdari në zyrën e saj, në Qeverinë e Kosovës

Avokati i afaristit,  Ridvan Muharremi, i arrestuar nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore, ka thënë se ai  është takuar me ministren, Rozeta Hajdari në zyrën e saj në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë, në Prishtinë.  Ridvan Muharremit iu ka kërkuar ndihmë për sigurimin e rezervave shtetërore nga vetë ministrja Rozeta Hajdari. Avokati Mahmut Halimi ka bërë të ditur se nga ministria i kanë kërkuar që ai të shikojë të gjejë treg të vajit dhe sheqerit. Ridvan Muharremi është përgjigjur se do të interesohet dhe do t’i lajmërojë shumë shpejt. Është përshirë për të kontribuuar. Avokati shtoi  se klienti i tij nuk ka pasur marrëdhënie kontraktuale me Ministrinë dhe nënshkrimi i tij nuk gjendet në asnjë dokument.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …