Seanca e sotme në gjykimin kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka filluar në sesion privat

Seanca e sotme në gjykimin kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka filluar në sesion privat. Me të arritur trupi gjykues në sallën e gjyqit, në momentin kur kryetari, gjykatësi Charles Smith ka filluar të flasë, përmbajtja është redaktuar, për të vazhduar më tej seanca në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në seancën e fundit të mbajtur më 17 gusht në këtë çështje, është dëgjuar dëshmitarja e 17-të me radhë, Dragica Bozhaniq. Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e Zyres  ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale, të cilat pretendohet se i kanë kryer.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …