Mediet serbe nisin spekulimet për skenarë konfliktesh të reja

Mediet serbe nisin spekulimet për skenarë konfliktesh të reja

Mediet serbe kanë nisur paralajmërimet e zakonshme për skenarë luftërash eventuale, në të cilët implikojnë shqiptarët si nxitësit kryesor. Mediet serbe që pretendojnë se thirren në burime të inteligjencës, kanë paralajmëruar konflikt të ri në Maqedoni, e më pas në Serbi dhe gjithandej rajonit. Të gjitha këto do të kryhen, sipas medieve serbe, si pjesë e planit për krijimin e Shqipërisë së Madhe, përkatësisht ndryshimit të kufijve në Ballkan. Po këto medie kanë cituar deklaratën e ish-zëvendësshefit të CIA-s, Steeven Mayer, i cili ka vlerësuar se mundësitë janë të mëdha që kufijtë të ndryshojnë në Ballkan.Qëllimi është që kaosi në Maqedoni të shtrihet në vendet tjera, duke përfshirë edhe Serbinë”, theksojnë mediet serbe. Ato gjithashtu bëjnë me dije se zyrtarët e sigurimit serb kanë shtuar praninë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc si dhe përgjatë kufirit me Kosovën. Paralajmërimet e tilla, që në pjesën më të madhe janë spekulative, bëhen sa herë që Beogradi synon të mbajë të tensionuar situatën në Kosovë përmes përqendrimit të forcave ushtarake dhe atyre të xhandarmërisë në kufirin me Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …