Brickos

Nevzad Lutfiu: Mësimdhënësit në shkollat e Kosovës Lindore nuk guxojnë të përdorin librat në gjuhën shqipe pa lejen e Ministrisë

Nevzad Lutfiu: Mësimdhënësit në shkollat e Kosovës Lindore nuk guxojnë të përdorin librat në gjuhën shqipe pa lejen e Ministrisë

Për shkak se Ministria e Arsimit në Serbi nuk ka dhënë leje për përdorimin e librave shqip, shkollat e mesme në në Preshvë e Bujanoc  janë pa libra shqip.  “Mësimdhënësit nuk guxojnë të përdorin librat në gjuhën shqipe pa lejen e Ministrisë”, ka thënë Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Nevzad Lutfiu. Ai tha se për ta është shqetësuese si Serbia nuk po e respekton afatin ligjor që ishte 60 dite për kthimin e përgjigjes e cila mund të jetë edhe negative. “Tash e dy muaj nuk kanë kthyer përgjigje. Ai tha se janë bërë dy muaj që shtëpia botuese e vetmja shqiptare në Serbi “Albas” nuk ka marrë përgjigje nga Ministria, për aplikimin që në kordinim me Këshillin Kombëtar Shqiptar kishin bërë për lejen e përdorimit të teksteve “Gjuha Shqipe” për vitin e parë, dytë, tretë e katërt dhe të Matematikës të vitit të dytë dhe tretë për Gjimnaz. “Shtëpia botuese e vetmja shqiptare në Serbi “Albas”, në koordinim me Këshillim ka aplikuar për lejen e përdorimit të teksteve “Gjuha shqipe për vitin e I,II,III dhe IV, dhe matematika viti II dhe III për Gjimnaz).Sipas ligjit për tekstet shkollore, Ministria e arsimit është dashur në afat prej 60 ditëve të kthejë përgjigje, por këtë ende nuk e ka bërë, saktësoi Nevzad Lutfiu.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …