Izmaku: EULEX-i nuk i solli para drejtësisë kriminelët serbë

Izmaku: EULEX-i nuk i solli para drejtësisë kriminelët serbë

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku ka përkujtuar se EULEX-i nuk ka vënë para drejtësisë kriminelët serbë që kryen masakra në Kosovë. Në fjalën e saj në seancën e sotme në Kuvend, ajo ka thënë se ky mision nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. “Pagat nuk e justifikojnë punën e bërë. Merreni besimin tonë, por mos e nënçmoni këtë besim. Sa keq kur kosovaret e dhënë me zemër në vlerat e BE të zhgënjehen nga ju. EULEX duhet të dërgojë njerëz që vërtetë do ta ndihmojnë vendin në rrugën drejtë integrimeve euroatlantike”, ka thënë deputetja, Izmaku.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …