Rrezarta Krasniqi: Kompromiset në dëm të Kosovës kjo qeveri i ka bërë standard të politikës së jashtme

Deputetja, Rrezarta Krasniqi, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Francës, Macron i cili tha se mund të shqyrtohet çështja e vizave

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka komentuar deklaratën e kryetarit të  Francës, Macron i cili tha se mund të shqyrtohet çështje e vizave. Është fatkeqësi për vendin në rast se arrijmë tek një situatë e tillë për shqyrtimin e pozicionit të vendeve të BE-së lidhur me liberalizimin e vizave për vendin, por nëse kjo ndodh përgjegjësia bie tek qeveria Kurti e cila me aventurat e saj, po i sjellë vetëm të këqija vendit, siç kishim deri më tani sanksionet, si rezultat i veprimeve të pakoordinuara dhe të pa menduara mirë në pjesën veriore të vendit. E ritheksoj, është dëm i jashtëzakonshëm nëse krijohet opinion i tillë brenda vendeve të BE-së që të ketë shtyrje në çështjen e liberalizimit të vizave”, ka thënë ajo në një deklaratë për Gazetën Blic.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …