Shtëpia botuese “Dukagjini” anëtarësohet në rrjetin EEPG

Shtëpia botuese “Dukagjini” anëtarësohet në rrjetin EEPG

 Shtëpia botuese “Dukagjini” bëhet anëtare e plotë e rrjetit EEPG – (European Educational Publishers Group), Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim. 

“Dukagjini” jo vetëm që është shtëpia botuese e vetme nga Kosova që ka arritur të anëtarësohet, por, njëherësh, është edhe botuesja e vetme e teksteve në gjuhën shqipe në këtë rrjet.

 Qëllimi i EEPG-ut, anëtare të të cilit janë shtëpitë botuese kryesore në arsim nga shumica e vendeve evropiane, është që ta vazhdojë më tej zhvillimin e teksteve dhe materialeve cilësore  për mësimdhënie në shkolla gjithandej Evropës. Përmes hulumtimeve, monitorimit dhe shkëmbimit të informatave ndërmjet shtëpive botuese, “Dukagjini” do të jetë i përfshirë drejtpërdrejt në përvojat më të mira evropiane. Kjo përvojë do të transmetohet edhe te nxënësit dhe arsimtarët që i përdorin tekstet e “Dukagjinit”.

Shtëpia botuese “Dukagjini” mbetet e përkushtuar që ta avancojë arsimin në Kosovë dhe të ndërtojë bashkëpunime të suksesshme vendore e ndërkombëtare që ta bëjë lehtësisht të mundshëm këtë avancim.

Kontrolloni gjithashtu

Me 7 maj 2024 në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania, bëhen homazhe në 26 vjetorit të rënies heroike të Heroit Bahri Fazliu

Këshilli Organizativ, ka bërë të ditur se,organizohen homazhe  për nder të 26 vjetorit të rënies …