Edi Rama: Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në BE nuk duhet të ndodhë në llogari ose në dëm të vendeve të Ballkanit

Edi Rama: Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në BE nuk duhet të ndodhë në llogari ose në dëm të vendeve të Ballkanit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  ka thënë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në Bashkimin Europian nuk duhet të ndodhë në llogari ose në dëm të vendeve të Ballkanit që e kanë të njëjtën aspiratë. Rama tha me qesëndisje  që po mendonte se cili nga vendet e Ballkanit do të duhej të sulmohej për t’iu bashkëngjitur Ukrainës për ta arritur më shpejt anëtarësimin në BE.  Tani po mendoja kush duhet ta sulmojë kë në këtë panel për ta arritur anëtarësimin më herët? Bullgaria sigurisht mund ta godasë Maqedoninë e Veriut, Kroacia e dëmton Serbinë, Serbia e dëmton Kosovën, pastaj Bosnja e godet vetveten. Po t’i thërrasim edhe grekët, ata mund të na sulmojnë. Mali i Zi mund të shtrihet dhe të luajë si i vdekur në plazh. Ne jemi krejt gati për t’iu bashkëngjitur vagonit të trenit me Ukrainën, tha Edi Rama. Pas intervenimit ushtarak të Rusisë,  Ukraina ka kërkuar që të anëtarësohet me procedurë të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …