Kryeministri, Albin Kurti, duke folur në Forumin e Bledit në Slloveni the se Kosova është për normalizimin e raporteve me Serbinë

Kryeministri, Albin Kurti, duke folur në Forumin e Bledit në Slloveni the se Kosova është për normalizimin e raporteve me Serbinë

Kryeministri, Albin Kurti, duke folur në Forumin e Bledit në Slloveni the  se Kosova është për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe se kjo është e mundur, por kryeministrja  serbe, Ana Bërnabiq, tha se prioritet për Beogradin është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Unë dua të normalizoj raportet dhe do ta bëja menjëherë këtë nëse, për shembull, fqinji im do të ishte Republika Çeke. Por, normalizimi i raporteve me Serbinë është më i vështirë. Mund të ndodhë sepse ne duhet të zbatojmë Marrëveshjen Bazë për të cilën presidenti serb dhe unë u pajtuam në Bruksel. Albin Kurti iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt në Bruksel. Një muaj më pas, palët u pajtuan në Ohër për Aneksin e zbatimit të saj. Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Kosova në katër vitet e fundit nuk mori asnjë njohje, ndërsa Palestina edhe pse në luftë po merr përditë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se  Palestina, edhe pse në Gaza në …