Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tregojnë rezultate të larta në Akademitë Ushtarake të Turqisë

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tregojnë rezultate të larta në Akademitë Ushtarake të Turqisë

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nëntoger Edison Murtezi ka diplomuar me sukses të lartë në Universitetin e Mbrojtjes Nacionale, pranë Akademisë Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë. Po ashtu edhe Sylejman Dalloshi ka përfunduar me sukses Kolegjin profesional të Nënoficerëve,  të Forcave Tokësorë, transmeton Anadolu. FSK-ja, ka njoftuar se në ceremoninë shtetërore të organizuar, kanë diplomuar 937 oficerë nga Republika e Turqisë dhe 76 oficerë ndërkombëtarë nga 15 shtete, ku në mesin e tyre ishte Nëntoger Murtezi. Edison Murtezi dhe Sylejman Dalloshi përfunduan me sukses të lartë shkollimin e tyre në Republikën e Türkiye-s, duke përfaqësuar kështu shtetin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në mënyrën më të mirë, duke treguar rezultate të larta gjatë shkollimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së. Bëhet e ditur se ata do të kthen në radhët e FSK-së, për të dhënë kontributin e tyre në ngritjen dhe avancimin profesional të FSK-së. Ky shkollim është realizuar falë bashkëpunimit që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Republikën e Turqisë ku një numër i madh i pjesëtarëve kanë ndjekur shkollimin  e trajnime të shumta në fusha të ndryshme të edukimit ushtarak”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …