DeKuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratoj rezolutën e Vetëvendosjes dhe rekomandimet e PDK-së për pandeminë

Ka dështuar seanca e Kuvendit, lidhur me blerjen e teksteve shkollore, për shkak të bojkotimit të deputetëve të Vetëvendosjes

Sot ka dështuar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita lidhur me blerjen e teksteve shkollore, për shkak të bojkotimit të deputetëve të Vetëvendosjes. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se është për keqardhje që për shkak të papërgjegjësisë së kësaj qeverie, po na imponohet çdo sesion parlamentar të fillojë  me seancë të jashtëzakonshme sepse gabimet dhe veprimet, vendimet e kësaj qeverie po e sjellin situatën të tillë. Sot do të duhej të diskutonim për reformën në arsim, në situatë normale për mundësitë e reja që ka krijuar kjo qeveri për nxënësit, por ne e kemi thirr si opozitë këtë seancë pikërisht për të fol për diçka që askush nuk e kishte paramenduar, që për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë i ka lënë nxënësit pa libra. Kjo  është e turpshme dhe është shkelje e ligjit. Këta njerëz e kjo ministre ka përgjegjësi penale, e kanë trefishuar koston e librave duke u thirrur në kursime. A ka diçka më të turpshme sesa ikja e shumicës parlamentare nga Kuvendi. Prej Albin Kurtit e poshtë prej kujt po ikni. Turp ju qoftë”, është shprehur, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …